Prizren, 17 tetor 2017 – Pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, në rrugën “Hysen Rexhepi” në Prizren është rrënuar muri i objektit të Kryqit të Kuq, i cili është nën mbrojtje si monument i trashëgimisë kulturore.
Policia e Prizrenit sqaroi sot se e kishte pranuar informatën menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë dhe krim-teknikët, të cilët kanë kryer procedurat hetimore, në prezencë të zyrtarëve komunalë. “Deri tek rrëzimi i murit dyshohet të ketë ardhur pasi një qytetar, gjatë punës me ekskavator, duke hapur një bodrum, nuk i ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e murit”, njoftoi zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, duke shtuar se, me urdhër të prokurorit të shtetit, ky qytetar është mbajtur nën masën e arrestit.
Punon kundërligjshëm – Rrënon objektin kulturor!
POSTIMI PARAPRAKLuftëtarët e ISIS-it u mposhtën edhe në “kryeqytetin” e tyre!
POSTIMI I RADHËSArbana Xhara thotë se Erdoganit i ra maska!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.