Prizren, 27 gusht 2021 – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:30 ka arrestuar një grua në Prizren, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Në njoftimin e sotëm të policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Është raportuar se e dyshuara femër, shtetase kosovare, ka ushtruar dhunë në familje, duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Viktima është shpënë për tretman mjekësor”, thuhet në raport, duke shtuar se palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.