Prizren, 29 nëntor 2015 – Rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të sotëm, në ambientet e restorantit “Paradiso”, në dalje të Prizrenit, rrugës për Kukës, ka plasur një sherr mes dy grupeve që ndodheshin në këtë lokal nate, e që policia ka konfirmuar se të gjithë nën ndikim të alkoolit. “Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të rrahja por hetuesit policorë që kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se në rrahje ishin të përfshirë shtatë persona, që të gjithë kanë pësuar lëndime trupore, kush më shumë e kush më pak, dikush është lënduar edhe me thikë e dikujt i është thyer hunda. Që të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Sipas krim teknikëve që kanë kryer procedurat e hetimit në vendin e ngjarjes, mësohet se në rrahje, përpos grushteve, janë përdorë edhe shkopinj bejsbolli dhe një thikë”, thuhet në raportin e policisë, duke potencuar se, pas intervistimeve të të dyshuarve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, poseduesi i thikës është ndaluar në arrest policor ndërsa gjashtë të tjerët janë lënë për tu trajtuar në procedurë të rregullt.
Përleshje masive në një lokal nate në Prizren!
POSTIMI PARAPRAKLetër Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë!
POSTIMI I RADHËSManneken Pisi i Brukselit, sot është shqiptar!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.