Përfundon suksesshëm aksioni “Shporta e Ramazanit”

Përfundon suksesshëm aksioni “Shporta e Ramazanit”

Dragash, 26 prill 2021 – Me shpërndarjen e 50 pakove të fundit, nga 148 sosh, ka përfunduar aksioni “Shporta e Ramazanit”, të cilin e organizoi Shoqata Humanitare “Opoja” nga Austria, të cilën e drejtojnë mërgimtarët nga treva jonë.
Përfaqësuesit e kësaj shoqate i kanë falënderuar të gjithë donatorët për kontributin e tyre, duke iu dëshiruar që Zoti t’i shpërblejë për kontributin e dhënë në këtë muaj të shenjtë. “Të dashur donatorë, ne kemi përfunduar me sukses aksionin për shpërndarjen e 148 pakove. Duke ju falënderuar për kujdesin që tregoni për skamnorët, presim mbështetjen e mëtejshme për pako të tjera. Zoti jua shumëfishoftë pasurinë në këtë muaj të Ramazanit”, thuhet mes tjerash në njoftimin nga kjo shoqatë, e cila ka publikuar edhe numrin e llogarisë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë.

Raiffeisenbank
Name: Opoja Humanitärer Verein
BIC: RZOOAT2L680
IBAN: AT16 3468 0000 0623 2128
Verwendungszweck: Spende Shporta Ramazanit