Prishtinë, 04 dhjetor 2014 – Protesta e veteranëve të UÇK-së para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ka përfunduar në orët e mbrëmjes, pas më shumë se shtatë orësh. Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Buja, premtoi se zgjidhja do të gjendet deri në javën tjetër.
Ai ka premtuar se do të formohet një Komision për zgjidhjen e problemit rreth pranimit të 1050 studentëve në Universitetin e Prishtinës. Ministri Buja iu ka kërkuar protestuesve që ta përfundojnë protestën, pasi ai ka arritur marrëveshje me rektorin, Ramadan Zejnullahu, për verifikimin e listave të studentëve të kategorive të dala nga lufta. “Në takimin që patëm me rektorin dhe përfaqësuesit e veteranëve, u dakorduam për ta formuar një komision për verifikimin e listave të studentëve”, tha Buja para protestuesve.
Smajl Elezaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, iu kërkoi protestuesve që të largohen nga oborri i Rektoratit, pasi qëllimi i tyre është arritur dhe se për këtë kanë si garanci ministrin Buja.
Përfundon protesta para Rektoratit – Verifikohen listat!
POSTIMI PARAPRAKShpërthen kaldaja – Vdes punëtori i shkollës!
POSTIMI I RADHËSMaloku: “Boll ma thirrjeve, në emër të gjakut për liri”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.