Dragash, 26 tetor 2019 – Familjarë, mi e shokë erdhën sot në fshatin Bresanë të Opojës, komuna e Dragashit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit profesorit, Jeton Nebiu, i cili papritmas ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Në emër të kolektivit të gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës mbajti fjalim mortor drejtori i kësaj shkolle, i cili, pasi i ngushëlloi familjarët dhe miqtë e të ndjerit, foli për personalitetin e profesor Jetonit, ku potencoi se ai ishte njëri nga punëtorët më të vyeshëm të kësaj vatre arsimore. Emocionuese ishte edhe fjalimi i njërës nga nxëneset e klases, kujdestar i së cilës ishte profesor Jetoni.
I ndjeri ishte edhe kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, për çka Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e tij. Jetoni me shokë kishte formuar Federatën e Badmintonit të Kosovës dhe, brenda disa muajve, e konsoliduan këtë sport duke organizuar kampionate, duke mbajtur kurse për trajnerë, për referë dhe për administratorë të sportit!
Jeton Nebiu kishte lindur më 1971, në fshatin Bresanë të komunës së Dragashit, ndërsa prej shumë vitesh ka punuar si profesor i Edukatës fizike në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Përcillet në banesën e fundit kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës
POSTIMI PARAPRAKZjarri në fshatin Kuk shkrumboi një plevicë!
POSTIMI I RADHËSDetaje nga rinumërimi i votave në Dragash!