Dragash, 20 gusht 2018 – Opojani nga fshati Kosavë e Dragashit, është shpërblyer si regjisori më i mirë, me filmin e tij “Tradhti me letra” (Cheating for Papers), në festivalin “Lake City International Film Festival”, që u mbajtë në Indi.
Ky është çmimi i 11-të për këtë film që është realizuar nga regjisori Valmir Tertini. Filmi “Tradhti me letra”, flet për Meritën, e cila ka pranuar që Azemi, burri i saj, të martohet me një grua gjermane, sa për t’i bërë letrat. Merita dhe Azemi kanë një vajzë. Pas katër viteve, Ana, gruaja e Azemit, insiston të vijë në Kosovë për të parë se ku ka jetuar burri i saj. Azemi, Meriten e prezanton si motrën e tij kurse gocën si mbesë të tij. Atë natë, të gjithë flenë, ndërsa Merita nis të qaj te pragu i derës, përballë dhomës së Azemit dhe Anës. Merita, aty ndjenë tradhtinë e hapur. Janë këto disa sekuenca të filmit, të cilin e ka krijuar regjisori Tertini, e që në shtator ai nis xhirimet e filmit të tij të pestë, “Vulë” (Seal), ku trajtohet një punonjëse e ambasadës Gjermane në Prishtinë. Në lidhje me këtë film, regjisori Tertini kishte pohuar më herët se ky skenar ka fituar në vitin 2017, në “Mediterranean Film Festival” dhe është sponsorizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. “Ne presim të bëhet shumë. Ka një shfrenim jete dhe papërgjegjësie. Ajo është Viktoria, personazhi kryesor në ‘Vulë’, ndaj dua të tregoj individin, pra vetëm Viktorian, askënd tjetër, Viktorian dhe përballjen e sajë me jetën, papërgjegjësinë dhe spontanitetin”, kishte thënë Tertini për këtë skenar filmi, i cili nis xhirimet në vjeshtë.
Opojani, regjisori më i mirë në festivalin e Indisë!
POSTIMI PARAPRAKNë Dragash konfiskohet Kallashi pa leje!
POSTIMI I RADHËSTetë persona të lënduar gjatë vërshimeve në Suharekë!