Opojani, bashkëpronar i laboratorit më modern në Zvicër!

Opojani, bashkëpronar i laboratorit më modern në Zvicër!

St. Gallen, 12 janar 2019 – Armend Krasniqi nga fshati Brezne e Opojës, komuna e Dragashit, është bashkëpronar i njërit ndër laboratorët dentarë më të mirë në Zvicër, i vendosur në qendër të St. Gallenit. Bashkë me zvicëranin, Stefan Abderhalden, Armendi kishte filluar karrierën në vitet `90. Fillimisht si teknik dentar, duke punuar nëpër laboratore të ndryshme zvicerane, për të arritur që sot të kenë më shumë se 20 punëtorë, si dhe të bashkëpunojnë me shumë ordinanca stomatologjike gjithandej Zvicrës. Kjo, veç tjerash, tregon më së miri edhe simbolikisht, se deri ku ka arritur karriera e tyre prej teknikësh dentarë në një qytet ku konkurrenca në këtë fushë është mjaft e fortë.
Armendi, si 14-vjeçar kishte migruar në Zvicër. Fillimisht kishte shkuar për pushime. Por, pasi gjendja në Kosovë ishte keqësuar dhe ishin mbyllur shkollat, ai ka mbetur sot e kësaj dite në Zvicër. 41-vjeçari kishte ëndërruar që një ditë të bëhej stomatolog por jo teknik dentar.

Raporti i zgjeruar – Albinfo.ch