Guinea Conakry, 11 dhjetor 2013 – Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI), e ka miratuar Rezolutë për Kosovën, të cilën e sponsori në takimin e këtij mekanizmi, Republika e Shqipërisë. Me anë të kësaj rezolute, iu bëhet thirrje vendeve islamike që ta njohin Kosovën, duke u arsyetuar se shumica prej tyre, tashmë e kanë marrë këtë vendim. Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka marrë pjesë në Samitin e 40-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-së, që është mbajtur në Guinea Conakry të Afrikës, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, të cilat ende nuk e kanë marrë këtë vendim. Në fjalimin e mbajtur para ministrave të jashtëm dhe delegacioneve të 57 vendeve, anëtare të OBI-së, Hoxhaj ka thënë se procesi i njohjes së Kosovës është global dhe, si i tillë, ky proces mbetet i pandalshëm. Ai ka shtuar se njohja e pavarësisë është në interesin e të gjitha shteteve dhe është një kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin rajonal. “Kam kënaqësinë t’ju informoj se, deri më tani, Republika e Kosovës është njohur nga 104 shtete, anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Unë jam mirënjohës për 35 vendet, anëtare të OBI-së, për vendimin e tyre që ta njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ne jemi të angazhuar të ushtrojmë sovranitetin tonë në mënyrë proaktive, në shumë drejtime. Kosova është anëtare e plotë e disa organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare sikurse FMN, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim. Krahas kësaj, ne synojmë anëtarësimin në forume, iniciativa dhe organizata të tjera të rëndësishme rajonale. Kjo është një dëshmi e drejtpërdrejtë e sovranitetit dhe progresit të Kosovës, në raport me integrimin e plotë në sistemin ndërkombëtar”, ka thënë Hoxhaj. Rezoluta e sponsoruar nga Shqipëria, e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe mirëpret bashkëpunimin e institucioneve ekonomike e financiare të OBI-së.
OBI, me Rezolutë i fton anëtaret e saj për njohjen e Kosovës
POSTIMI PARAPRAKErmonela Jaho vlerësohet lart nga Marie Claire
POSTIMI I RADHËSMediat private serbe reagojnë – RTS na e ndau Kosovën!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.