Një muaj paraburgim për hoxhë Mazllamin dhe të tjerët!


hoxha-mazllam-mazllamiPrishtinë, 17 tetor 2014 – Hoxhës së xhamisë “Jeni Mahalla” në Prizren, Mazllam Mazllamit, si dhe Bedri Robajt, Eroll Misinit, Leonard Rulit, Sabahudin Selimit dhe Trim Ademit, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Masë e tillë i është shqiptuar edhe kryetarit të LISBA-s, Fuad Ramiqit, njoftoi KosovaPress, duke cituar avokatin e këtij të fundit, Skender Musën.
Mbrojtja e Fuad Ramiqit ka thënë se do të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit, sipas tij, për shkak se në këtë rast është bërë shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Ndërkohë, mësohet se tre të tjerëve, në mesin e të cilëve është edhe Shefqet Krasniqi, iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.