Nga plumbi “qorr” pëson lëndime të rënda 14 vjeçari!


plumbi qorr plagosjeRahovec, 01 gusht 2014 – Mbrëmë, rreth orës 21:40, një 14 vjeçar nga fshati Opterushë e Rahovecit, teksa po qëndronte ulur në oborrin e tij, befas është plagosur nga një plumb “qorr”, i cili e kishte goditur në pjesën e majtë të qafës.
Në njoftimin e Policisë rajonale të Prizrenit, thuhet se viktima është shpënë urgjentisht në QKMF-në e Rahovecit.
Pas dhënies së ndihmës së parë, i lënduari transferohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, transferohet në QKUK, në Prishtinë. “Policia ka nisur me hetimin e rastit, për të cilin kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi, Hazir Berisha, duke apeluar tek të gjithë ata që posedojnë armë, që mos t’i përdorin ato nëpër dasma dhe ahengje të tjera familjare.