Prishtinë, 19 shtator 2016 – Një kontingjenti i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është dislokuar në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në ushtrimin fushor “Joint Effort 16”. Para nisjes për Shqipëri, pjesëtarët e FSK-së janë rreshtuar në pistën e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, me ç‘rast, për t’i përshëndetur dhe për t’ju uruar suksese gjatë këtij ushtrimi, kanë dalë komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli dhe u.d i komandantit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci.
Kontingjenti i FSK-së prej 36 pjesëtarësh do t’i bashkëngjitet një Batalioni të Ushtrisë së Shqipërisë në ushtrimi fushor “Joint Effort 16”, i cili do të realizohet në periudhën kohore, 19-29 shtator 2016, ku pritet të marrin pjesë disa shtete. Ky ushtrim me karakter ndërkombëtar organizohet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në ushtrimin “Joint Effort” merr pjesë edhe FSK-ja!
POSTIMI PARAPRAKDr. Azem Hajdari ofronë dije të reja në fushën e drejtësisë!
POSTIMI I RADHËSSot vazhdon ndeshja me Maqedoninë – Hyrja falas!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.