Eskilstuna, 25 dhjetor 2014 – Pesë persona janë lënduar, në zjarrin që iu vu një xhamie në qytetin Еskilstuna të Suedisë, raportojnë mediat nga ky shtet. Zëdhënësi i policisë së këtij qyteti ka raportuar se një dëshmitar e kishte parë një person, teksa po e hidhte një mjet brenda xhamisë, ku pas pak çastesh ka shpërthyer zjarri. Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.
Ndërkaq, agjencia REUTERS ka raportuar se ky incident mund të jetë pasojë e debateve që po zhvillohen kohët e fundit në këtë shtet, lidhur me emigrantët e shumtë që ia kanë mësyrë këtij vendi.E djathta ekstreme në këtë shtet ka thënë se numri i azilantëve duhet zvogëluar për 90 përqind, ndërkohë që partitë në pozitë janë shprehur se duhet ruajtur politikat liberale rreth emigracionit në Suedi.
Në Suedi digjet qëllimisht një xhami!
POSTIMI PARAPRAKÇmenden serbët – “Hitleri i Kosovës” fotografohet me KFOR-in!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.