Prizren, 09 maj 2015 – Një i ri i ka dhënë fund jetës së tij, duke u hedhur nga banesa që ndodhej në katin e pestë. Ngjarja ka ndodhur në Prizren, në orën e parë të ditës së shtunë, kur i riu i kombësisë turke, pak pas mesnate është hedhur nga ndërtesa. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, e ka konfirmuar këtë ngjarje tragjike, por nuk ka dhënë më shumë detaje. “Ngjarja tragjike ka ndodhur sot, rreth orës 1:00 të natës. Viktima është në moshë të re dhe ende nuk dihen rrethanat që e kanë çuar të bëjë vetëvrasje”, citohet zëdhënësi Berisha nga portali – PrizrenPress.
Në Prizren vetëvritet një i ri – Hidhet nga kati i pestë!
POSTIMI PARAPRAKNdërroi jetë këngëtarja, Liliana Çavolli!
POSTIMI I RADHËSDragashi – 24 orë pa energji elektrike!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.