Suharekë, 17 mars 2015 – Disa persona nga fshati Leshan, komuna e Suharekës, teksa po hapnin një varr, rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm, kanë hasur në eshtra dhe lecka të një personi, për ç’gjë kanë njoftuar edhe policinë.
Një ekip nga Radio Sharri, ka kontaktuar me të afërmit e personit që sot kishte ndërruar jetë, nga të cilët mëson disa detaje, por ende nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
“Disa të rinj kanë shkuar për të hapur varrin në varrezat e fshatit, pasi sot na ka vdekur daja, dhe pas pak gërmimesh kanë hasur në një kufomë. Atij nuk i dukeshin vetëm eshtrat por edhe disa lecka, një batanije dhe rripi i pantallonave. Kjo ka bërë që ata të dyshonin se mund te kenë hasur në ndonjë varrezë masive, prandaj kanë njoftuar policinë”, ka thënë për Radio Sharrin familjari i personit që sot kishte ndërruar jetë dhe është varrosur në Leshan. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore, për të verifikuar gjendjen në terren. Mësohet se personi i gjetur ishte varrosur me rroba dhe po hetohet ai vend, se mos ka edhe persona të tjerë.
Në Leshan të Suharekës, dyshohet për varrezë masive!
POSTIMI PARAPRAKZëvendëskomandanti i KFOR-it vizitoi Dragashin
POSTIMI I RADHËSMemli Krasniqi zotohet për mbështetjen e fermerëve të Dragashit
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.