Në Kanada, ISIS e ndërroi emrin!


emri isis kanadaOtava, 22 nëntor 2014 – Akronimi (ISIS) nuk përfaqëson vetëm grupin më të njohur terrorist në botë. Në fakt, në provincën e Nova Scotia të Kanadasë, është një organizatë me këtë akronim, e cila ndihmon emigrantët e ri që të integrohen në shoqërinë kanadeze.
Që nga kjo verë, organizata ishte përqeshur nga publiku, për shkak të akronimit të saj që përkon me grupin xhihadist, Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë – ISIS. Ata kanë marrë shumë kërkesa dhe pyetje, se përse kjo organizatë që ndihmon emigrantët e rinj, nuk po e ndryshon emrin! Që nga dje, kjo organizatë e ka emrin Shoqata e Shërbimeve të Emigrantëve në Nova Scotia (ISANS). Krerët e organizatës thanë se, ky është një emër i ri por që do të kryej shërbime të njëjta. “Ne kemi kërkuar një emër që jep së kuptuari pikërisht atë që ne bëjmë, shërbimet për emigrantët. Kemi kërkuar një emër për njerëzit, për të cilët gjuha angleze është gjuha e dytë apo e tretë. Pra, akronimi i ri do të jetë ISANS, akronim ky që e kemi zgjedhur si më të mirë”, tha Gerry Mills, drejtoreshë e kësaj agjencie për emigrantët.


 

KËRKO FJALËT

Leave a Reply