Dragash, 21 maj 2016 – Në platonë, përpara ndërtesës ku ndodhet edhe Radio Sharri, sot u vunë themelet e shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila pritet të zbulohet në Ditën e Çlirimit të Dragashit, më 15 qershor.
Sipas kryetarit të OVL – UÇK-së, Qerkin Krasniqi, deri më tani gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë dhe se po presin që ky përvjetor i çlirimit të Dragashit, të mbahet në mend për nga bujëshmëria që do të ketë.
“Përvjetori i sivjetmë i çlirimit, do të jetë shumë madhështor dhe do të mbahet në mendje shumë gjatë, pasi më në fund e kemi në gjirin tonë edhe komandantin legjendar, e që iu mungon shumë qyteteve, edhe më të mëdha se Dragashi”, tha Krasniqi, i cili është personi më meritor për këtë veprim.
Qerkin Krasniqi është zgjedhur para pak kohësh që t’iu prijë veteranëve të Dragashit dhe, nuk po ndalet së vepruari, në mënyrë që, siç thotë, bashkëluftëtarët e vet t’i bëjë më krenarë.
Në Dragash u vunë themelet për Adem Jasharin (Video)
POSTIMI PARAPRAKRrahet zyrtari i QPS-së, në mes të sheshit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Urim dhe shnet per iniciatoret dhe donatorin e kesaj vepre te madhe! Uroj qe statuja e Ymer Prizrenit te vendoset para kuvendit kommunal ! Ta dine brezat e ri se kush ishte iniciatori dhe kreatori i shtetit Shiptar!