Dragash, 25 nëntor 2015 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës në Familje, sot në Dragash u organizua një marsh paqësor, në të cilin u apelua që kjo dukuri të ndalet njëherë e përgjithmonë.
Organizuar nga Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje (MKKDHF) si dhe OJQ “Iniciativa e Grave të Dragashit”, e cila është pjesë e këtij mekanizmi, marshuesit u nisen nga Sheshi i Dëshmorëve, përpara selisë së Komunës së Dragashit, për të vazhduar rrugës qendrore të qytezës, deri tek stacioni i autobusëve.
Aktivistja nga “Iniciativa e Grave të Dragashit”, Xhejrane Lokaj, i tha radios sonë se ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për largimin nga dhuna fizike, duke shfrytëzuar vetëm dialogun për zgjidhjen e problemeve eventuale, si në familje ashtu edhe në shoqëri. “Ne përcollëm mesazhin e qartë, se dhuna sjell vetëm dhunë më të madhe. Prandaj, është mirë që të heqim dorë nga dhuna dhe ta shfrytëzojmë më shumë gjuhën e dialogut. Mos harroni se, një shoqëri pa dhunë, është më e shëndoshë”, tha mes tjerash znj. Lokaj, duke paralajmëruar se aktivitetet për këtë sensibilizim do të vazhdojnë për 16 ditë rresht, deri më 10 nëntor.
• Shiko pamjet – VIDEO