Dragash, 24 shkurt 2017 – Rreth mesditës, të premten është përfshirë nga flakët Shtëpia e Kulturës “Abdurrahman Gërdellaj” në Dragash, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por pa pasoja për jetën e njerëzve. Flakët kanë kapluar kulmin e ndërtesës, nën të cilin kulm ndodheshin shumë zyra të organizatave të ndryshme.
Zjarrfikësit nga Dragashi kanë dhënë maksimumin nga vetja e tyre, por pajisjet që dispononin ata, nuk kanë dhënë rezultatin e pritur. Në ndihmë iu kanë ardhur edhe kolegët nga Prizreni, por zjarri e ka gëlltitur kulmin e kësaj godine në tërësi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha organet kompetente, si dhe vetë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi. Policia tha se po i kryen hetimet dhe, në ditët vijuese do të konstatohen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e këtij zjarri. Ekipet tona kanë qëndruar në terren dhe kanë raportuar drejtpërdrejtë me pamjet video, të cilat janë transmetuar përmes faqes sonë në Facebook.
Në Dragash digjet Shtëpia e Kulturës!
POSTIMI I RADHËSBrezi i ri dhe e ardhmja e tyre në histori!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.