Prizren, 08 shtator 2014 – Drejtuesi i këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Masar Shala, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar sot jetë në Tiranë.
Për shumë vjet, i ndjeri ka qenë anëtar i organit më të lartë legjislativ të Prizren, si dhe, para se t’i rëndohej gjendja shëndetësore, ka ushtruar edhe detyra të tjera. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar bashkëveprimtarët e tij, të cilët kanë përkujtuar se ai ishte veprimtar i denjë i çështjes kombëtare, që nga fillimi i viteve të 90-ta e deri në ditën e fundit të jetës së tij.
Nga bashkëveprimtarët e tij, njoftohet se Mbledhja komemorative do të mbahet të martën, në ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha” në Prizren. Ndërkaq, varrimi bëhet në fshatin Rogovë të Hasit, në orën 13:00.