Shkodër, 28 dhjetor 2015 – Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 90 vjeçare, dje është ndarë nga jeta bilbili i këngës qytetare shkodrane, Ludovik Ndoj Gjergji, i njohur si Bik Ndoja. Lajmin e ka kumtuar trashëgimtari i tij në këtë zhanër muzikor, Frederik Ndoci.
I lindur në gusht të vitit 1925, Ndoja u bë i njohur me këngët e shquara të muzikës popullore shkodrane, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Muzikën e kishte filluar që në moshë të re, fillimisht kur kishte kënduar në një dasmë familjare, ndërsa më vonë e zgjeroi aktivitetin e tij nëpër koncerte të ndryshme. Për herë të fundit, në vitin 2014, Bik Ndoja mori pjesë në aktivitetin artistik “Ahengu shkodran”. Homazhet, në nderim të veprës së tij, do të zhvillohen sot në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.
Ndërron jetë bilbili i këngës qytetare, Bik Ndoja!
POSTIMI PARAPRAKElam Seferi ndodhet në shtëpi – Nuk është në rrezik!
POSTIMI I RADHËSPlagoset me thikë zv-komandanti i policisë së Dragashit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.