Prishtinë, 29 dhjetor 2015 – Në moshën 75-vjeçare, sot ndërroi jetë profesori, Isa Bajçinca, i njohur për “luftën” e tij në mbrojtje të gjuhës shqipe. Lajmin për vdekjen e profesorit e ka publikuar në Facebook kolegu i tij nga gjeneratat më të reja, Rrahman Paçarizi, i cili më 23 nëntor të këtij viti ishte në një emision të RTK-së, bashkë me profesorin, tashmë të ndjerë, për të folur rreth Kongresit të Drejtshkrimit, i cili ishte mbajtur në vitin 1972. “Para pak më shumë se një muaj, ishim bashkë në emisionin ‘Arkiv’ në RTK. Ishte i lodhur dhe vdekja i sillej rreth, por edhe aty, edhe në atë gjendje e sfidoi atë dhe foli kthjellët për gjuhën shqipe. ‘E kam veç një hall – me e ruajt shqipen nga ndikimi i serbishtes’, tha ndër të tjera në atë emision profesori Bajçinca. Jemi pajtuar e kundërshtuar deri në fund, duke e dashur gjuhën shqipe. I përjetshëm kujtimi për Ty, i dashur profesor”, ka shkruar Paçarizi në profilin e tij, në Facebook.
Sipas njoftimit të familjarëve të profesorit të ndjerë, të mërkurën në mesditë do të mbahet mbledhje komemorative, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa varrimi i profesor Bajçincës bëhet në orën 15:30, në fshatin Bardh i Madh të Fushë Kosovës.
Ndërroi jetë, profesori Isa Bajçinca!
POSTIMI PARAPRAKTë nderuar dëgjues, lexues dhe ju bashkëpunëtorë…
POSTIMI I RADHËSPamjet në rëntgen, befasojnë mjekët e Dragashit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.