Dragash, 06 janar 2016 – Këshilltari në Kuvendin e Komunës së Dragashit, Artan Loshaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Safet Kushit, duke kërkuar nga ky i fundit që të kërkoj falje. “Si qytetar dhe delegat në Asamblenë Komunale të Dragashit, reagoj ndaj shkrimit në rrjetet sociale të Safet Kushit, i ashtuquajtur kryetar i Komunës së Gorës, i cili shkrim ishte i pamatur dhe i qëllimshëm në rrjetet sociale, ndaj veteranëve të UÇK-së, ku i ka fyer bijtë dhe bijat me të çmuara të vendit tonë, të cilët me moral dhe dinjitet mbrojtën vendin nga okupatori shekullor.
Kërkoj nga Safet Kushi, si dhe nga disa bashkëpunëtorë të strukturave të tij, që të kërkojnë falje publike ndaj veteraneve të UÇK-së dhe gjithë popullit, për arsye se këto shpifje nuk i kontribuojnë bashkëjetesës ndëretnike në vend, që ne e kemi krijuar së bashku ndër vite. Apeloj tek të gjithë faktorët relevant që të jemi në mbrojtje të luftës së pastër të UÇK-së. Ndërsa, nga strukturat e CDU-së kërkoj që të distancohen nga ky njeri dashakeq dhe i pacipë, për të vetmin qëllim se ai në zgjedhjet e fundit ishte përfaqësues dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Dragashit”, thuhet në reagimin e këshilltarit Loshaj.
Ndaj deklaratave të Safet Kushit, reagon këshilltari Loshaj!
POSTIMI PARAPRAKShqipe Halili dhe Mersiha Memishi, kot ishin në Kuvend!
POSTIMI I RADHËSGati për fluturime nga Kukësi – Gjermanët venë kushte!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Artani nuke e di se ky zotria ju kryen shume pune do trimave me uniforme nga 10 marka ateDuhet ti pysish do shok , daje , kolege tu per sherbimet qe ky ua kryen ne serbi ( pasosha, sherime neper spitale, falsifikime te dokumentave etj……) Ky Kushi bashke me do tjere qe folin shipe qe paguhen nga taksapagusit qmos kann bo dhe bojne per ti kompromitue djemte qe ia kann kthye ne vend namin e opojes . Kam per ty respekt Artan Por shume von po merresh me ket Korkushin . Öse nuk e ke njohur ose nuke e di qe oshte miku i do trimave me uniforme 10 Mark!!! Po boni selom mas atynve kolegve e dostave tu se ka plote djeme ne opoje qe i kane uniformat hala me balte e barut nga Luft!!!!Shpresoj qe nuke te hidhrohen dostat per ket shkrim !!?? Ni burr dikur shum i dashur dhe forte pat then: Faktet Jan kokeforta!!!!!! Shnet!!