Rahovec, 23 mars 2014 – Një person ka mbetur i lënduar, në aksidentin që ka ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Brestoc të komunës së Rahovecit. Drejtuesi i motoçikletës, një mashkull 28 vjeçar, është shpënë në spitalin e Gjakovës, ndërkohë që organet gjegjëse po merren me hetimin e këtij rasti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në brendi të këtij fshati, afër varrezave të dëshmorëve, ku në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një traktor. Mediat lokale kanë raportuar se ky është aksidenti i dytë që po ndodhë gjatë kësaj jave në këtë fshat, prandaj banorët kanë kërkuar që të merren masa më të shtuara të sigurisë.
Motoçikleta përplaset me traktorin – Lëndohet një person!
POSTIMI PARAPRAKDega e LDD-së, kalon te Ramushi – Në AAK e shohin progresin!
POSTIMI I RADHËSGjenerata e re po vjen – Fundjavave, më shumë qen se banorë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.