Molla – Dietë e sigurt për ta lënë duhanin!

molla dhe shendeti• Molla rritet, pothuajse në të gjitha vendet e botës. Ajo është shumë e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera minerale, të nevojshme për trupin tonë. Këto përmbajtje e bëjnë atë mjaft të vlefshme edhe për kurimin e një sërë sëmundjesh. Molla konsumohet si frutë i gjallë ose e konservuar.
Do të ishte shumë mirë, nëse çdo mëngjes të hanim një kokërr mollë esëll, qoftë natyrale apo e konservuar. Por, duhet pasur parasysh një gjë! Molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi. Po e bëmë këtë, ajo do të bëhej shkak për dhimbje të stomakut dhe mëlçisë. Molla duhet ngrënë gjithmonë kur ka temperaturën e mjedisit. Këshillohet të hahet, jo më shumë se dy kokrra në ditë. Në rast se do të hahen më shumë, në organizëm do të grumbulloheshin sasi të mëdha acidesh që mund të krijojnë shqetësime.
Molla duhet të hahet, pa i hequr lëkurën. Zoti, për të ruajtur frytin nga jashtë, e ka veshur me një cipë të përbërë nga lëndë të ndryshme kimike. Në rast se molla do të hahet e qëruar, do të humbasim një pjesë të madhe të vlerave të saj ushqyese e kuruese. Sasia e vitaminës C, në lëkurën e mollës është gjashtë herë më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj. Pra, vitaminën C që mund ta marrim duke ngrënë një mollë të paqëruar, mund ta marrim duke ngrënë rreth 6 mollë të qëruara. Kur ta konsumojmë mollën, duhet ta dijë patjetër këtë gjë. Heqja e cipës së mollës vjen si pasojë e nevojës që ajo të jetë e pastër. Por, kjo mund të arrihet duke e larë me kujdes. Në përgjithësi, ata që pinë duhan nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë ndaj mollës, dhe kjo për faktin se mukoza e zorrëve të tyre acarohet, si pasojë e aciditetit të mollës. Zakonisht, mbas ngrënies së një molle, pirësit e duhanit kanë një ndjenjë neverie ndaj cigares. Mbështetur në këtë fakt, është e mundur të braktiset pirja e duhanit, duke konsumuar mollë. Por, për të arritur këtë, duhet njëkohësisht edhe një vullnet i fortë.
Po qe se duam ta braktisim duhanin, duhet të hamë rreth 20 kokrra mollë në ditë, duke e bërë këtë për 2-3 ditë. Pas kësaj diete, do të ndjejmë njëfarë neverie ndaj pirjes së cigares. Gjatë kohës së zbatimit të kësaj kure, nuk duhet ngrënë asnjë lloj tjetër ushqimi dhe as të pihen lëngje.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply