Bruksel, 03 shtator – Shefja në largim e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, ka thënë se, nëse Ballkani Perëndimor nuk hynë në BE, kjo e fundit do të pendohet. Kështu citohet ajo nga mediat që po i përcjellin ngjarjet në kryeqendrën evropiane, duke potencuar se Mogerini ka konkluduar që Ballkani domosdo duhet të jetë në interes të BE-së. “Kemi interes të qartë të fusim gjithë Ballkanin në BE. Të gjithë e dimë se ky është proces i gjatë, i komplikuar dhe gjithmonë interesant, e që do të kërkojë mjaftë kohë. Zgjidhje të problemeve dhe shumë përkushtime politike nga të gjitha anët. Do të na nevojitet guxim, liderizëm dhe këmbëngulje, si dhe që atje të mbajmë prani konstante dhe të fuqishme. Jam e bindur se, nëse nuk e bëjmë këtë, do të pendohemi pas vetëm disa vjetësh”, ka thënë Frederica Mogherini në adresimin e saj në konferencën vjetore të ambasadorëve të BE në Bruksel, duke shtuar se hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE është çështja e bashkimit të sërishëm të kontinentit evropian.
Mogerini: “Nëse Ballkani Perëndimor nuk hyn në BE, do të pendohemi keq”
POSTIMI PARAPRAKPolicia e Dragashit sot hapi dyert për qytetarët
POSTIMI I RADHËSDita e fundit!