Prishtinë, 06 janar 2016 – Qeveria e Kosovës e ka emëruar opojanin, Mevludin Krasniqi, në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë. Deri më tani, Krasniqi ka qenë zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe njihet si njëri nga aktivistët më të devotshëm që ka PDK-ja nga komuna e Dragashit.
Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri, Isa Mustafa, Krasniqi në këtë post është emëruar më 29 dhjetor të vitit të kaluar. Por, lajmi është kumtuar këto ditë në Facebook nga miqtë e Krasniqit, të cilët ia kanë uruar postin e ri, duke ia bashkëngjitur urimit edhe vendimin zyrtar.
Mevludin Krasniqi emërohet zëvendësministër!
POSTIMI PARAPRAKGati për fluturime nga Kukësi – Gjermanët venë kushte!
POSTIMI I RADHËSVeteranët e Dragashit reagojnë ndaj deklaratës së Safet Kushit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Deshiroj dhe shpresoje qe zoti krasniqi nuk ka bartur bakteriet nga ministria ku ka punuar me pare!! Perndryshe do ta infektoj edhe me shume ministrin e shendetit ! Te deshiroj shendet ne pune pa bakterie dhe me ni terapi te re per shendetsine e kosoves !!!