Elmau, 09 qershor 2015 – Në Samitin e G7, kancelarja gjermane, Angela Merkel, është treguar e ashpër dhe e drejtpërdrejtë ndaj Rusisë. Ajo ka thënë se G7 përbëhet nga shtatë kombe demokratike, të lidhura në angazhimin e tyre për liri dhe të drejtat e njeriut, kurse Rusia nuk adaptohet aty.
“Rusia nuk do të adaptohej, edhe sikur të ndalonte me aneksimin e territoreve dhe me dërgimin e trupave në vendet fqinje. Me Rusinë, si të vetmin anëtar joliberal në tavolinë, nuk do të ishte më i mundur koordinimi”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Elita ekonomike e botës, e izoluar në malet bavareze, në Elmau, si temë kryesore në ditën e dytë ka pasur qëndrimin unanim kundër Rusisë që udhëhiqet nga Vladimir Putin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kancelarja gjermane, së bashku me liderët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Japonisë dhe Italisë e bënë të qartë se do të ndalojnë me këmbëngulje agresionin ndaj Ukrainës. Merkel paralajmëroi sanksione ndaj Rusisë, kur një gjë e tillë është e domosdoshme dhe se shtimi i tyre apo ndërprerja e plotë do të varej nga shkalla e respektimit dhe përforcimit të marrëveshjeve të Moskës dhe Minskut zyrtar.
Merkel ia plas në sy Putinit – Kurrë më në këtë tavolinë!
POSTIMI PARAPRAKLirohet Adem Hoxha – Shpallet i pafajshëm!
POSTIMI I RADHËSLista Serbe e kundërshton rivarrimin e Isa Boletinit në veri!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.