Prishtinë, 03 shtator 2014 – Mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë, këngëtarja që konsiderohet ndër më të pashmet, Nora Istrefi. Në ditën e saj më të veçantë, Nora ka lidhur kurorë me muzikantin, Robert Berisha.
Dasma e tyre ka mbledhur shumë personalitete VIP nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe më gjerë. Mes të ftuarve kanë qenë edhe Ledri Vula, Capital T, Gili, Shyhrete Behluli, Ermal Fejzullahu, Grupi TDS, Teuta Selimi dhe shumë e shumë artiste të tjerë. Në dasmën e Norës dhe Robertit, mes të ftuarve të tjerë, kanë qenë edhe politikanë të shumtë. Të pranishëm ishin ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, si dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ngjarjen e kanë përcjellë mediat tona, minutë pas minute, duke publikuar foto dhe video të shumta, e që nga kritiket u pa si ekzagjerim medial.