Prishtinë, 08 qershor 2015 – Lista Serbe e ka kundërshtuar rivarrimin e eshtrave të heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit, në vendlindjen e tij që ndodhet në veri të Kosovës. Madje, rivarrimin e tij në Boletin, ky subjekt serb i Kosovës e ka vlerësuar si provokim dhe mungesë të konsideratës ndaj viktimave dhe ndjenjave të serbëve.
Siç raporton gazeta serbe “Kurir”, Lista Serbe ka theksuar se nevojën për t’i bërë revizion historisë e kanë ata që nuk kanë mjaftueshëm përgjegjësi për të ardhmen, me çka tentojnë që të krijojnë hero nga njerëzit, krimet e të cilëve edhe sot mbahen në mendje. “Nuk e mbështesim zhvendosjen e mbetjeve mortore të Isa Boletinit në veri të Kosovës. Këtë akt e përjetojmë si provokim. Populli serb do të vazhdojë të shikojë nga e ardhmja dhe të njëjtën e ndërton me fqinjët shqiptarë, por tani do të jetë më e vështirë sepse në këtë mënyrë, qartë është treguar se tash për tash nuk ekziston dëshira e dyanshme për pajtim dhe shmangies së ndarjeve të reja”, raporton – Kurir.
Lista Serbe e kundërshton rivarrimin e Isa Boletinit në veri!
POSTIMI PARAPRAKMerkel ia plas në sy Putinit – Kurrë më në këtë tavolinë!
POSTIMI I RADHËSFillet e futbollit në Shqipëri!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.