Dragash, 28 prill 2019 – Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, sot ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, në të cilin ka zgjedhur edhe organet drejtuese të degës.
Me 78 vota, nga 99 delegatët e pranishëm në Kuvend, Selim Kryeziu është rizgjedhur për kryetar të degës. Ndërkaq, kundërkandidati i tij, Qamil Kolloni, ndonëse e kishte marrë miratimin e Kuvendit për të garuar, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta drejtuar degën e këtij subjekti politik, i cili është më i madhi në këtë komunë, nga partitë opozitare.
Lidhja Demokratike në Dragash përfundoi Kuvendin zgjedhor
POSTIMI PARAPRAKTHJESHTËSIA!
POSTIMI I RADHËSShkolla “Fetah Sylejmani” shënoi ditën më të rëndësishme të saj