Tiranë, 12 dhjetor 2014 – Ylli i ekraneve tona, Diellza Kolgeci, këtë të hënë do t’i mungoj emisionit “Dancing With The Stars”, për shkak se është lënduar gjatë provave për tu paraqitur sa më mirë në edicionin e së hënës. Ajo është lënduar në masë të theksuar, fare pranë syrit, ku ka shkaktuar edhe gjakderdhje shqetësuese. Lajmin e ka komunikuar në profilin e tij në Facebook, gazetari Olti Curri. “Duke u përgatitur për koreografinë e radhës, konkurrentja e famshme nga Kosova, ka rrëshqitur keq. Diellza Kolgeci është lënduar në vetull, shumë pranë syrit, duke shkaktuar hemorragji. Menjëherë ajo është transportuar në një spital privat, ku ka marrë trajtim mjekësor, duke qepur të çarën në vetull. Ajo tashmë i ka lënë provat dhe është nisur për Kosovë”, ka njoftuar Curri para pak çastesh.
Lëndohet Diellza Kolgeci – Mungon në Dancing With The Stars!
POSTIMI PARAPRAKPolicia kontrolloi nxënësit – Gjetën vetëm pak marihuanë!
POSTIMI I RADHËSDuda Balje, sot në gjykatë – Dyshohet për vepër penale!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.