LDK njofton për festën – Nesër në orën 14:00 të gjithë në Dragash!

LDK njofton për festën – Nesër në orën 14:00 të gjithë në Dragash!

Dragash, 14 dhjetor 2021 – Sapo është kumtuar rezultati nga numërimi i votave të mërgatës së Dragashit, për kryetar të kësaj komune, ku kandidati i LDK-së del fitues, dega e këtij subjekti në Dragash, ka kontaktuar redaksinë tonë për të kërkuar nga qytetarët qetësi. “Të dashur qytetarë, për shkak të motit të lig, ju ftojmë të qëndroni qetë sonte! Për të festuar fitoren tonë bindëse, ju ftojmë nesër në orën 14:00, pasi parashikimi i motit është në favor të festës dhe kështu evitojmë çdo rrezik të mundshëm gjatë lëvizjeve natën”, thuhet në apelin e kryetarit të degës së LDK-së, Qamil Kolloni.


 

KËRKO FJALËT