Dragash, 16 nëntor 2021 – Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni, përmes redaksisë sonë ka apeluar tek simpatizantët e këtij subjekti që të bëjnë kujdes gjatë festës që aktualisht po vazhdon në Dragash, për shkak të pandemisë. “Ju bëj ftesë qytetarëve të Dragashit, veçmas juve që keni filluar ta festoni fitoren tonë të përbashkët dhe të merituar, që ta keni parasysh situatën me pandeminë. Prandaj ju lus që të festoni në mënyrë të qetë e të kulturuar, ashtu siç kemi bërë edhe deri më sot”, është shprehur Kolloni përmes telefonit në redaksinë tonë, duke i uruar simpatizantët dhe anëtarët e partisë së tij për, siç tha, fitoren e merituar.
LDK-ja po i fton simpatizantët që të festojnë me maturi!
POSTIMI I RADHËSDragash: LDK-ja po feston, PDK-ja ankohet për parregullësi!