Prishtinë, 30 nëntor 2017 – Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi sot se, brenda afatit të paraparë ligjor, ka ushtruar katër ankesa që ndërlidhen me, sic thotë kjo parti, shkeljet e evidentuara në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që u mbajtën më 19 nëntor.
Sipas LDK-së, edhe në Dragash janë konstatuar shkelje të shumta në procesin e votimit përmes postës, prandaj edhe në këtë komunë kërkon që të anulohet procesi i votimit përmes postës dhe të përjashtohet rezultati i këtij proces për secilin kandidat, nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për kryetar komune.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, sikur në të kaluarën, edhe kësaj radhe, synon që përmes ankesave të cilat janë të mbështetura plotësisht në prova të pakontestueshme, të korrektojë procesin zgjedhor, në secilin rast që janë evidentuar shkelje që ndikojnë në shtrembërimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhje”, thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme të LDK-së, ku njofton se pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kjo parti ka paraqitur tri ankesa, lidhur me shkeljet që ky subjekt thotë se i ka evidentuara në Komunën e Prishtinës, Dragashit dhe Kamenicës, ndërsa ankesën për Komunën e Istogut e ka ushtruar pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.
LDK ankohet edhe për rezultatin në Dragash!
POSTIMI PARAPRAKZoti në mendje, djalli në pantallona!
POSTIMI I RADHËSFSK nesër mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.