FSK nesër mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat

FSK nesër mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat

Prishtinë, 26 nëntor 2017 – Forca e Sigurisë së Kosovës, nesër nga ora 10:00 deri në orën 13:00 organizon “Ditën e Hapur”, për nderë të “Ditës së Forcës”.
Sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, në orën 11:00, në pistën e kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë, nga udhëheqësit e shtetit do ketë prononcime për medie. Prandaj, FSK mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, ambiente, si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë nivelin dhe kapacitetet që ka aktualisht FSK-ja.

Leave a Reply