Dragash, 16 qershor 2015 – Kryetari i ri degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, ka disa ditë që po merret seriozisht me pastrimin dhe renditjen e orendive të zyrës së partisë, duke ia ndryshuar asaj tërësisht pamjen.
Pasditen e së martës, ai është kapur nga fokusi i Radio Sharrit, teksa po i bënte pastrimin përfundimtar selisë së LDK-së në Dragash, pasi deri më tani është marrë shumë me renditjen e dokumentacionit dhe orendive, për ta shndërruar zyrën e degës së partisë që ai e ka marrë për ta drejtuar, në një zyrë që reflekton pamjen e një minikabineti presidencial.
Ka shumë njerëz që mendojnë se z. Kryeziu nuk do të duhej të përfundonte me kaq punën e tij me fshesë, pasi ky subjekt politik meriton ta rikthej shkëlqimin e dikurshëm.
• Foto & Teksti: Beqir BEQAJ