Dragash, 24 mars 2017 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, sot ka siguruar rreth një milion euro investime kapitale për infrastrukturën rrugore. Në një prononcim për redaksinë tonë, Jenuzi tha se fjala është për investime në katër akse rrugore, të cilat pritet të realizohen gjatë periudhës trevjeçare. “Deri në vitin 2019 do të asfaltohet rruga Brrut – Trokan, Trokan – Brezne (kah liqeni), Restelicë – Strazimir dhe Dragash- Restelicë. Marrëveshjen e kemi nënshkruar sot për bashkëfinancim, me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, me të cilin kemi biseduar edhe për gjetjen e mundësive që të intervenohet në rrugë të tjera”, tha Jenuzi për radion tonë, duke iu përgjigjur edhe pyetjes, se kurë pritet të nisin punimet për zgjerimin e rrugës, Zhur – Dragash. “Ky është projekt i shtrenjtë, pasi parashihet zgjerimi i saj, në të shumtën e vendeve me tre korsi dhe, aktualisht përqendrimi është në përfundimin e autostradës. Pasi të përfundohet autostrada, do të fillojnë punimet edhe në rrugën tonë”, tha Jenuzi, duke lënë të kuptohet se edhe këtë vit nuk do të nisin punimet në arterien e komunës së Dragashit, e cila është e vetmja që e lidh me botën dhe qw wshtw dëmtuar tej mase.
Kryetari i Dragashit nënshkruan marrëveshje njëmilionëshe!
POSTIMI PARAPRAKLDK e shqetësuar për nxënësit që “ikin” nga Dragashi!
POSTIMI I RADHËSEnde pa u vendosur tabelat – Shtyllat bien përtokë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.