Prishtinë, 17 janar 2015 – Kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, e ka sulmuar ashpër Radiotelevizionin publik të Kosovës (RTK), duke e akuzuar për anashkalim të ekzekutivit të vendit, si dhe për sjellje partiake.
“RTK po vazhdon të sillet si medium partiak. RTK, si televizion publik dhe redaksia e këtij mediumi duhet ta dijë se Kosova ka institucione dhe se ato duhet trajtuar, ashtu siç i trajton ligji dhe Kushtetuta e vendit. Nuk mund të mos shpreh keqardhje për sjellje anashkaluese të këtij mediumi ndaj institucionit të Kryeministrit të vendit”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
Kryeministri Mustafa thotë se RTK mbetet partiake!
POSTIMI PARAPRAKKrimba në produktet e Serbisë (Foto-Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.