Prishtinë, 07 nëntor 2019 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të para një muaji, ku ka paraqitur listën e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar emrat dhe numri i votave që ka marrë secili kandidat për deputet, ku sipas kësaj, Nisma Socialdemokrate me AKR-në e PD-në, kanë mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para me 32 deputetë, pasuar nga LDK-ja që do të ketë 29 deputetë. Në vendin e tretë mbetet PDK-ja me 25 deputetë dhe e katërta, AAK-ja me 14 deputetë. Nga komuna e Dragashit, me 7905 vota, ka hyrë në Kuvend kandidati i LDK-së, Hatim Baxhaku, ndërsa në vendet e rezervuara për komunitetin goran, me 633 vota ka hyrë kryetari i JGP-së, Adem Hoxha.