Mexico City, 13 maj 2016 – Kosova sapo u pranua në FIFA, pas anëtarësimit me të drejtat të plota në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA). Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga FIFA TV, e cila po i transmeton drejtpërdrejtë punimet e Kongresit të 66-të të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, që po zhvillohen në Meksikë.
Pranimi i Kosovës u shqyrtua në pikën e 15-të të rendit të ditës, ku kreu i Federatës sonë të Futbollit, Fadil Vokrri, foli për gjendjen e futbollit kosovar, si dhe falenderoi ato shtete që pranuan të loznin me Kosovën, edhe para pranimit me të drejta të plota të Kosovës në këtë organizëm botëror.
Nga ana tjetër, kreu i federatës serbe reagoi, duke thënë se Kosova edhe në UEFA u pranua jashtëligjshëm, përkundër statusit që përcakton se në këtë organizëm mund të anëtarësohen vetëm shtetët që janë anëtare të OKB-së. Megjithatë, propozimi u vu në votim dhe, me 141 vota për, Kosova u bë anëtare e FIFA-s.
Me pranimin në UEFA, Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për tu pranuar edhe në FIFA. Pas kësaj, Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror, në Rusia 2018.
Kosova anëtarësohet në FIFA – Serbia reagon ashpër!
POSTIMI PARAPRAKSHKA “Bresana” merr çmimin e parë në “Anadrinia Jehon 2016”
POSTIMI I RADHËSSekuestrohen dy pistoleta, në një fshat të Prizrenit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.