Dragash, 19 shkurt 2015 – Një kërkesë për dhënien e pëlqimit për vazhdimin e punimeve në gurëthyesen, e cila gjendet tek “Ura e Buçes”, duke lejuar shfrytëzimin e gurëve në “Trokan”, të cilën e kishte parashtruar kompania “ILVA”, ka bërë që mbledhja e sotme e Kuvendit të Komunës së Dragashit të hallakatet, ende pa u miratuar rendi i ditës.
Fillimisht është kërkuar që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës, në të cilën, përpos kërkesës nga “ILVA” ishte edhe një kërkesë nga kompania “Renelual TAHRI”. Por, aty u pa se diçka nuk ishte në rregull. Paraprakisht, në Komitetin për Politikë dhe Financa ishte marrë qëndrimi që kjo pikë të mos futej në këtë mbledhje të KK-së, por ajo u gjend në rend dite. Pas shumë debateve, ishte vota e anëtarëve të Kuvendit që e largoi nga rendi i ditës këtë kërkesë, me arsyetimin se duhen më shumë sqarime rreth saj, si dhe konsultimi me banorët e fshatit Brezne.
• Shiko VIDEO