Prishtinë, 11 dhjetor 2013 – Udhëheqësja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsi, në Kosovë, Diona Bogola, ka kërkuar hetim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, pas dyshimeve se donacionet e dhuruara nga fondi i saj, mund të jenë keqpërdorur.
Gazeta “Express” shkruan se ajo i është drejtuar, përmes një e-maili zyrtar, sekretarit të MSH-së, Gani Shabanit, dhe ministrit të Shëndetësisë, Ferid Aganit, duke shprehur shqetësimin e saj për keqpërdorimin e mundshëm të barnave esenciale, përkatësisht kontraceptivëve, të cilat ishin destinuar për tu shpërndarë falas, si masë mbrojtëse për femrat. Bogola ka sqaruar në e-mail, se kondomët kanë humbur nga rezervat e regjistruara, dhe se nuk janë dokumentuar fare, se ku janë shpërndarë. Madje, sipas saj, të njëjtit kondomë janë gjetur nëpër barnatore, si mall për tu shitur.
Kërkohet hetim nga Qeveria, për keqpërdorim të kondomëve!
POSTIMI PARAPRAKGalatasaray e mposhti Juventusin – Stambolli gumëzhinë!
POSTIMI I RADHËSArrestohet një serbe, e dyshuar se bleu vota për Listën “Srpska”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.