Dragash, 24 nëntor 2015 – Për valltaren, Donjeta Kosumi, e njohur si Kallashi, Dragashi është një fshat që ndodhet në afërsi të Zhurit dhe i përket komunës së Prizrenit. Thotë se ishte në “burgun e Dragashit” dhe nuk e dinte se ishte në polici dhe jo në burg, pasi në Dragash nuk ka burg por vetëm hapësira policore për mbajtjen e të arrestuarve, deri në vendimin e prokurorisë për procedurë të mëtejshme.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, në TV Klan, Kallashi ka sqaruar se akuzat për gjetjen e substancave narkotike në lokalin e saj, nuk ishin të sakta, sepse ato ishin medikamente për qentë, me të cilat tejkalohet kapsllëku i tyre. Ndërkaq, për armët që iu gjetën në lokal, thotë se ishin në posedimin e një minoreni, prandaj policia nuk e mbajti në arrest të njëjtin. Kallashi lavdëron të gjitha organet e sigurisë, për të cilat thotë se u sollën me korrektësi, sikurse edhe policia e Dragashit, për të cilët thotë se ishin tejet të sjellshëm. Ndërkohë, për ish-komandantin e policisë së Prizrenit, Kallashi nuk flet me admirim dhe nuk e lavdëron për sjellje. Për Nexhmi Krasniqin thotë se, pas shkarkimit të tij, nuk kanë më probleme në lokalin e saj.
Për ambientet e mbajtjes në stacionin policor të Dragashit, të cilin Kallashi e quan burg, thotë se kushtet nuk ishin aq të tmerrshme por vetëm se nuk kishte komoditetin si në liri. Ajo që i mungonte, thotë se ishte dushi, për të cilin tha se kishte shumë nevojë. Megjithatë, lavdëron policinë e Dragashit, për të cilët thotë se e kanë shërbyer me qofte, ëmbëlsira dhe cigare, ndërkohë që e potencon se në Dragash qoftet janë më të mira se ato në Prizren. Ajo mohon t’i jenë vardisur pjesëtarët e policisë, madje as që “e kanë gjuajtur” me fjalë. Vetëm në një rast e potencon se policët në Dragash nuk ia kishin ndarë sytë, prandaj ajo “nuk ua kishte falur kënaqësinë” që të zhvishej, duke fjetur e veshur.
• Shiko pamjet – VIDEO