Dragash, 16 nëntor 2023 – Policia rajonale në Prizren ka njoftuar se një pronar kompanie e ka denoncuar ish-punëtorin se vazhdimisht po e ngacmon dhe shantazhon. ”Viktima B.P, viti i lindjes 1966, nga fshati Plavë – Dragash, e ka raportuar rastin ne Stacionin Policor në Dragash, se që nga data 08.11.2023, përmes rrjeteve sociale po shqetësohet vazhdimisht nga ish-punëtori i tij (E.G), viti i lindjes 1989, nga fshati Kosavë – Dragash. Ankuesi është intervistuar dhe, në lidhje me rastin janë kryer të gjitha procedurat ligjore, është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti si ngacmim”, thuhet në raportin e policisë, duke shtuar se ky rasti po trajtohet në procedurë të rregullt dhe hetimet janë duke i vazhduar hetuesit e Stacionit Policor në Dragash.
Lajmi ka marrë dhen, ku mësohet se fjala është për pronarin e kompanisë “MEKA”, Burim Piraj, i cili e ka denoncuar ish-punëtorin e tij, Enis Guraj, për të cilin ka deklaruar në polici se po e shantazhon.
Nga ana tjetër, punëtori, i cili thotë se në këtë kompani ka humbur dy gishtërinj të dorës, këmbëngul se nuk bëhet fjalë për kurrfarë ngacmimi apo shantazhimi por vetëm po kërkon realizimin e të drejtës së tij për dëmshpërblim, pasi gishtat i kishte humbur në vendin e tij të punës. “Njërin gisht e kam humbur në vitin 2017 ndërsa tjetrin në vitin 2021, teksa isha duke punuar në këtë kompani”, ka thënë Guraj për gazetën “Nacionale”, duke shtuar se ai vetëm po kërkon të drejtën e tij dhe asgjë më shumë.
Ish-punëtori kërkon dëmshpërblim – Kompania MEKA e denoncon në polici! (Video)
POSTIMI PARAPRAKDragash: Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit, Uran Halimi!
POSTIMI I RADHËSNë Dragash “Viva Fresh” i shet qeset me logon e vet!