Prishtinë, 31 maj 2015 – Kryetari i gjertanishëm i LDK-së, Isa Mustafa, është zgjedhur edhe për një mandat në këtë post. Për Mustafën u votua me aklamacion, ndërsa delegatët kanë votuar në mënyrë të hapur. Kundër tij votuan vetëm dy delegatë të pranishëm në Kuvendin e sotëm Zgjedhor.
Mustafa, i cili mban edhe postin e kryeministrit të Kosovës, tha se ky Kuvend Zgjedhor tregoi se partia e tij është më e fortë se kurrë. Në fjalimin e mbajtur para delegatëve të pranishëm në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor të LDK-së, Mustafa tha se ky proces do të përfundojë në mënyrë demokratike. “Ne kemi zgjedhur në mënyrë transparente kryetarët e degëve. Ky Kuvend Zgjedhor është përmbyllje e gjithë rrugëtimit tonë”, ka thënë Mustafa.
Nga ana tjetër, Vjosa Osmani, e cila nuk arriti të kandidohet për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se shkaku i zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion, ajo nuk do ta njohë atë si kryetar legjitim të partisë. “Kam pritur që me votim të fshehtë të zgjidhen kandidatët, por kjo nuk ndodhi. Shkuarja në votim e vetëm një kandidati, është një vendim dhe veprim anti – statutor. Mua nuk më lejuan të jem kandidate. Tentimi ishte që të eliminohet çdo kundërkandidat dhe të shkohet vetëm me Isa Mustafën. Prandaj nuk e konsideroj këtë të fundit si kryetar legjitim të LDK-së”, tha Osmani.
Isa Mustafa, kryetar i LDK-së – Vjosa Osmani nuk e njeh!
POSTIMI PARAPRAKFutboll: Opoja e shpartallon Beharin e Vitomiricës (Video)
POSTIMI I RADHËSOpoja, sot sfidon Beharin – Ditëlind Reshiti pret fitore!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.