Infermier nuk bëhesh – Infermier e human lind!

Infermier nuk bëhesh – Infermier e human lind!

Nga: Blendiana SELA


Zgjedhja është një prej vendimeve më të rëndësishme në jetën time. Kishte kohë që kisha filluar të mendoja se çfarë të bëj më të ardhmen time, çfarë të bëj me realitetin tim të afërt.
Brenda vetes e ndjeja që e kisha përgjigjen por, gjithsesi mendoja të zgjedhja një profesion, ku unë dhe mirësia të bëhemi një. Kishte kohë që kisha filluar të dilja e të shihja se cili profesion është ai i cili njerëzit e duan njeri-tjetrin.
Pashë shumë profesione, të gjitha të mira e të dashura por zemra ime me pushoi tek profesioni më i mirë, tek ai i infermierisë, aty ku unë dhe pacienti jemi një dhe ku e ndjejmë dhimbjen e njeri-tjetrit. Aty ku ne e mbështesim njeri-tjetrin. Profesioni i infermierisë është më humani që unë munda ta njohë. Nuk e dija nëse unë mund të jem një njeri kaq me fat, sa që të jem pjesë e turmës së infermierëve. Por, pikërisht unë jam sot ai person. Sot ia dola dhe jam duke shkuar në rrugën time që shumë e doja. Në rrugën e humanizmit, në rrugën kur profesioni nuk ka orar, ku puna nuk ka vlerë më të madhe sesa buzëqeshja e një fytyre që është shëruar dhe ku emocioni nuk ka vlerë më të madhe sesa loti i një të sëmuri që ta çan zemrën ne mes kur e shikon se të ndjen sikur je shpëtimtari i tij. Pra, infermier nuk bëhesh, se ke mbaruar një shkollë dhe ke marrë një diplomë, me synim që të sigurosh një rrogë. Infermier lind dhe më vonë e ndjen se i takon kësaj armate humane, ani pse nuk ke mbaruar as klasën e parë të fillores.

(Autorja është studente në Kolegjin UBT, dega Infermieri, si dhe studente në Universitetin e Prizrenit, Shkencat Kompjuterike. Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)