Prizren, 17 dhjetor 2014 – Mbrëmë, rreth orës 22:00, në rrugën “Mehdi Bardhi” në Prizren, pas zënkës verbale mes një çifti bashkëshortor, dhuna ka eskaluar në përleshje fizike.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka njoftuar sot se ngjarja e mbrëmshme kishte eskaluar në përleshje fizike, me ç’rast gruaja e kishte sulmuar burrin, duke ia kafshuar veshin. “Viktima ka kërkuar ndihmën mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal.
Pas tretmanit mjekësor që mori i lënduari, që të dy bashkëshortët janë intervistuar nga polici primar kundër dhunës familjare, për t’i kuptuar shkaqet që sollën deri tek ky akt. Prokurori i shtetit ndërkaq, ka urdhëruar që rasti të kaloj në procedurë të rregullt”, njoftoi Berisha.
Incident familjar në Prizren – Gruaja ia kafshon veshin burrit!
POSTIMI PARAPRAKBie në grackën e policëve civilë – Arrestohet një hajn!
POSTIMI I RADHËSStop migrimit ilegal – Mos shpenzoni kot!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.