Dragash, 15 shkurt 2015 – Hoxhanesha, Ikballe Berisha – Huduti, thotë se braktisja e Kosovës nga të rinjtë shqiptarë sjell mallkim, degjenerim dhe asimilim. Sipas saj, kurrfarë dobie materiale nuk do të kenë ata që po e lëshojnë Kosovën, pasi njëkohësisht po e përbuzin tokën e tyre. “Do të jenë të mallkuar ata që po e braktisin tokën e tyre, për ta përqafuar tokën e huaj, në të cilën i pret degjenerimi dhe asimilimi kombëtar e fetar”, ka thënë mes tjerash znj. Huduti, në emisionin “Aktualitete”, në Radio SHARRI.
• Shiko VIDEO