Prizren, 28 dhjetor 2014 – Me 59 vota për, nga 100 delegatë të pranishëm në Kuvend, dr. Haxhi Avdyli është zgjedhur kryetar i Degës së LDK-së në Prizren. Ky rezultat është kumtuar, pasi ka përfunduar Kuvendi i 8-të i Degës së LDK-së në Prizren, ku morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha strukturave organizative të kësaj dege. Lajmin e ka kumtuar, Naser Rugova, i cili e ka quajtur kryetarin e sapozgjedhur si “gjak të ri” në degën e LDK-së në Prizren.
Haxhi Avdyli është neurokirurg me profesion, është pjesë e Grupit të Ekspertëve të LDK-së për Shëndetësi, si dhe aktivist shumëvjeçar i LDK-së. Avdyli ka marrë pjesë edhe në luftën e fundit në Kosovë, ku si mjek i dalluar ka ndihmuar ushtarët e plagosur të UÇK-së dhe popullatën civile. Pas luftës, Haxhi Avdyli i është kthyer profesionit të tij, duke specializuar në Gjermani, në fushën e neurokirurgjisë.
Kundërkandidatët e tij nuk kanë paraqit fare konkurrencë, pasi ata kanë marrë vetëm një grusht vota. I shumëpërfoluri, si kandidati më serioz për këtë post, Hanefi Muharremi, nuk ka arritur të marrë më shumë se 25 vota, ndërkaq Ridvan Hoxha ka marrë vetëm 11 vota.
Haxhi Avdyli zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Prizren
POSTIMI PARAPRAKBora në Dragash solli vetëm kënaqësi (Video)
POSTIMI I RADHËSMoti në Dragash – Sot ishte për bukuri (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.